Villarreal mposht me rikthim Real Madridin, duke ia shuar shpresat për titull

Real Madridi ka pësuar humbje në shtëpi nga Villarreali me rezultat 3-2 në kuadër të javës së 28-të në La Liga.

Ndeshja nisi më mirë për mbretërit që morën epërsinë në minutën e 16-të, kur Pau Torres shënoi autogol.

‘Nëndetësja e verdhë’ arriti të barazojë rezultatin në fundin e pjesës së parë, kur Samuel Chukwueze shënoi për 1-1.

Më të filluar pjesa e dytë mbretërit e morën sërish epërsinë, kur shënuan në minutën e 48-të me Vinicius Junior.

Por Villarreal barazoi në minutën e 70-të më Jose Luis Morales që shënoi për 2-2.

Se mysafirët ishin serioz dhe donin fitoren, tregon goli i Chukwuezes në minutën e  80-të, që iu dha fitoren.

Real Madridi me këtë humbje mbetet në vendin e dytë me 59 pikë, ndërsa Villarreal ngjitet në vendin e pestë me 47 pikë. /Telegrafi/

Ju gjithashtu mund të pëlqeni