Qytetarët të zhgënjyer, ngrirja e çmimeve të fruta-perimeve nuk dha rezultate

Çmimet e fruta-perimeve u ulën në mënyrë që qytetarët të mund të blejnë më shumë produkte për festat fetare, por mbeten duar bosh. Në markete tezgat ishin të zbarëta edhe sot. Nuk janë bërë porositë e mjaftueshme nga pikat me shumicë, madje as 70% e qarkullimit nga muajt e kaluar. Perime ka vetëm me çmime të larta por jo edhe ato që duhet të shiten me çmime të “ngrira” në bazë të vendimit të qeverisë. Domate që kushtojnë deri 279 denarë ka me bollëk, kurse domatet që janë me çmime të ngrira 95 denarë nuk ka fare, ose ato pak që janë duket të prishura. Tranguj dhe kultura të tjera bujqësore me çmime të ngrira në markete nuk mund të gjesh, përveç se në tregjet e gjelbra. Ata qytetarë, të cilët takuam, na thanë se me këto çmime të larta kanë blerë më pak se vjet për festat fetare.

“Vështirë është tani shumë janë shtrenjtuar produktet, kurse pagat i kanë rritur vetëm diku. Realisht, nën 60 mijë denarë pagë për një person në familje nuk mund të ia dalim” tha një qytetare.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni