Në Universitetin e Tetovës përkujtohet rënia e dëshmorit Alban Ajeti

Në Universitetin e Tetovës, është përkujtuar sot rënia heroike e ish studentit të farmacisë të këtij universiteti Alban Ajeti, në luftën e Kosovës.

Dëshmori Alban Ajeti, po ashtu është shpallur edhe dëshmor i Universitetit të Tetovës, titull ky që i është ndarë nga Senati i UT-së. Në manifestimin e sotëm, morën pjesë krahas Ali Ahmetit dhe zëvendës kryeministrit të parë të vendit Artan Grubi, edhe kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti, i cili ishte i shoqëruar edhe nga zv ministri i mbrojtjes i Kosovës, drejtori i Policisë së Kosovës, si dhe personalitete të tjera të Qeverisë Kurti.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni