Bad News Eagles do të përballen me ekipin GamerLegion për kualifikim në Legends Stage të BLAST Paris Major

Ekipi shqiptar do të përballet me ekipin GamerLegion pas kualifikimit në BLAST Paris Major, tani do të provojnë të kalojnë direkt në fazën ‘Legends Stage’.

Me një rekord të ndeshjeve 3-1 (tri fitore, një humbje), Bad News Eagles u kualifikuan në BLAST Paris Major, ku në ndeshjen vendimtare e mposhtën ekipin FaZe.

Në ndeshjen e radhës Bad News Eagles do të përballen me ekipin GamerLegion me renditje në vendin e 33 –të në ranglistën botërore.

Fituesi i kësaj ndeshje do të kaloj direkt në “Legends Stage” ku do të kenë mundësi të kualifikohen vetëm 16 skuadra.

Ndeshja do të zhvillohet nesër (e diel) duke filluar nga ora 11:00 në formatin ‘Bo3’, me transmetim të drejtpërdrejtë në kanalin zyrtar të BLAST në platformën Twitch. /Telegrafi/

Ju gjithashtu mund të pëlqeni