Abi Green Hotel pjesë e Panairit Ndërkombëtar të Turizmit ‘Expo Albania’ në Tiranë, prezanton ofertat e fundit

Në mesin e shumë bizneseve, hoteli Abi Green në Tiranë po promovon bukuritë natyrore dhe turizmin malor së bashku me mundësitë që ofron zona e Prevallës.

Abi Green ka prezantuar ofertat e fundit të hotelit.

Abi Green Hotel ndodhet 22 kilometa larg Prizrenit në rrugën e Prevallës me një lartësi mbidetare prej 1,170 metra.

Këto veti e bëjnë hotelin të ndodhet në zonën e cila posedon tipare shëruese përgjatë stinës së verës, e veçanërisht edhe gjatë stinës së dimrit.

Po ashtu, ky vend është i njohur edhe për fenomenin e gërshetimit të tri rrymave ajrore:
• Klima mesdhetare, e cila depërton përmes grykës së Lumbardhit të Prizrenit;
• Klima kontinentale, e cila arrin nga brendësia e territorit të Kosovës; dhe
• Klima malore, e cila kushtëzohet nga lartësia mbidetare e zonës.

Për këtë edhe preferohet nga mjekësia që së paku një herë në vit të vizitohet ky vend, pasi ndihmon në fitimin e rruazave të gjakut, ndihmon në të pamurit (shikueshmëri të qartë), por edhe në sëmundjet e mushkërive.

Abi Green Hotel përveç dizajnit të shekullit XXI-të dhe pamjeve të bukura, ofron edhe shumë aktivitete si: sauna, dhomë me avull, xhakuzi, fitness, kinema, këndi i lodrave për fëmijë, ping pong, biliardo, etj.

Hoteli posedon tri salla për konferenca me kapacitet të madh dhe të pajisura me projektor dhe sistem të zërimit.

Abi Green Hotel posedon disa kategori dhomash me pamje të mrekullueshme nga “Malet e Sharrit.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni